Ministria turke e Mbrojtjes dhuroi një kontingjent të uniformës ushtarake të kamuflimit në borë për FSK-në. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për FSK-në të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë. Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë oficerë nga të dyja palët të kryesuar nga Atasheu turk i mbrojtjes kolonel, Çağdaş Akif Kahraman dhe nga Shefi i Sektorit për Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha.