Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje të raportuara në Prishtinë vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Lidhur me këto raste janë arrestuar tre persona të cilët janë dërguar në mbajtje.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet fjalë për tri raste të ndara të cilat tashmë janë në procedurë hetimore.