Një mashkull dhe dy femra janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave.
Sipas Policisë, si prova materiale janë sekuestruar tre telefona, 80 euro para, një pistoletë me katër copë fishekë.
Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuara tjetër është liruar.