Një person për shkaqe ende të panjohura e kishte goditur me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, ku viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori.