Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Sipas Policisë, nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.