UBT News

​Therje me thikë në një fshat të Kaçanikut, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar me inicialet F.N është arrestuar në fshatin Vatë të Kaçanikut, pasi ka therur me një mjet të fortë (thikë) personin tjetër me inicialet T.D të moshës mbi 30-vjeçare.

Sipas Policisë, 30-vjeçari nga ky incident ka pësuar lëndime të rënda në kraharorë dhe pasi ka pranuar ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Shkak i këtij incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin këta të dy një javë më parë në fshatin e tyre Vatë.

I dyshuari, pasi është arrestuar nga policia është shoqëruar në stacionin policor dhe po intervistohet për procedura të mëtejme hetimore.

Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri të ky incident.

Exit mobile version