Të paktën 21 persona humbën jetën nga një tërmet me fuqi 6.8 ballë sipas shkallës Rihter që goditi sot provincën kineze të Sichuan, raporton televizioni kinez CTV.
Tërmeti u ndje fuqishëm në kryeqytetin e Sichuan, Chengdu, dhe toka u trondit gjithashtu në provincat fqinje.
Disa rrugë dhe shtëpi pranë epiqendrës u shkatërruan nga rrëshqitja e dheut dhe të paktën një zonë mbeti pa lidhje telekomunikacioni.
Nuk u raportuan dëme në diga apo hidrocentrale brenda 50 kilometrave nga epiqendra, megjithëse dëmtimi i rrjetit të energjisë çoi në ndërprerje të energjisë për rreth 40 mijë konsumatorë.
Qendra e Rrjetit të Tërmeteve në Kinë tha më herët se një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter goditi një zonë malore në Sichuan perëndimore.
Epiqendra ishte në qytetin e Luding në një thellësi prej 16 kilometrash, rreth 180 kilometra në jugperëndim të Chengdu, tha qendra.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 40 kilometrash, tha EMSC.
Disa minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter tronditi qytetin e Janit, afër Ludigut, tha qendra.
Një tërmet i fortë goditi janarin e vitit 2013, kur më shumë se 100 njerëz vdiqën dhe mijëra u plagosën.