Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin Antofagasta në Kili, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 80 kilometrash, tha EMSC.
Deri më tash nuk është raportuar nëse ka viktima apo dëme të mundshme materiale.