UBT News

​Tentuan të dalin nga Kosova me teste fals COVID, ndalohen nga policia

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli sot në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, rreth orës 09:10, ka ndaluar dy kosovarë nën dyshimet për testet COVID-19.

E.F., (2003) dhe A.A (2003) kanë prezantuar tek autoritetet policore dy dokumente, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, të lëshuara nga QKMF në Gjakovë. Zyrtarët policorë kanë kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Gjakovë, nga ku është konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë të evidentuara si dokumente të lëshuara në QKMF-Gjakovë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale legalizim i përmbajtjes së pa vërtetë. Dokumentet janë konfiskuar nga ana e policisë, ndërsa rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt.

Exit mobile version