UBT News

​Tentoi të hynte me dokumente false në Austri, ndalohet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar në Aeroportin e Prishtinës një grua me shtetësi të Kosovës, e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimi austriak të falsifikuar.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është ndaluar e dyshuara (kosovare), e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimin austriak të falsifikuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Exit mobile version