Një person është arrestuar në fshatin Kryshec të Pejës, pasi nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke qëndruar në terasën e një lokali.
Rasti ka ndodhur mbrëmë dhe viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.
I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.