Matteo Berrettini është i detyruar të largohet nga Wimbledoni për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar vet tenisti në Instagram ku ka shkruar:
“Më është thyer zemra. Kam pasur disa simptoma gripi dhe jam izoluar në ditët e fundit. Edhe pse ishin simptoma të lehta, vendosa që ishte e rëndësishme të bëj një test të mëtejshëm këtë mëngjes për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e kundërshtarëve të mi dhe të gjithë të përfshirëve në turne. Nuk kam fjalë ta përshkruaj zhgënjimin tim. Ëndrra ka mbaruar për këtë vit, por unë do të kthehem më i fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Berretini.
Probleme janë shfaqur edhe për Rafa Nadal, i cili vetëm në orët e fundit ishte stërvitur me Matteon në fushën qendrore dhe kishte bërë një selfie me atë. Për momentin gjithçka duket në rregull, por situata mund të ndryshojë në vazhdim.