UBT News

​Të moshuarës që u sulmua dje në Pejë i është kryer vizitë specialistike

Në Qendrën e të moshuarve në Pejë “Orenda” ku edhe ndodhi sulmi ndaj të moshuarës edhe sot kanë vazhduar inspektimet pasi inspektorë e zyrtarë nga Policia janë parë duke hyrë në objektin e kësaj qendre.

Ndërsa e moshuara e cila është edhe viktimë e sulmit sot është ekzaminuar edhe në Spitalin Regjional të Pejës. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti, i cili tha se e moshuara sot ka kryer vizitë specialistike nga mjeku specialist në Spitalin e Pejës.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë konfirmon se pacientja e përmendur nga ju, ka kryer vizitë specialistike nga Mjeku Specialist i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me ç` rast i është lëshuar edhe raporti mjekësorë për vizitën e kryer”, tha ai.

Tashmë janë arrestuar tri infermieret që dyshohen për sulmin fizik. Ndërkaq e moshuara e cila ishte viktimë e këtij sulmi është larguar mbrëmë nga kjo qendër strehimore në Pejë.

Exit mobile version