Kryesia e Kuvendit ka caktuar më 13 dhjetor seancën e re plenare. Pas mbledhjes së kryesisë, në një konferencë për medie, u mirëprit caktimi i seancës plenare.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri adresoi kritika ndaj shefit të ekzekutivit, Albin Kurti edhe për paraqitjen e tij të djeshme në Bruksel me fusnotë.
“Kurti ka vepruar dhe po vepron ndryshe prej asaj që ka fituar mandatin prej qytetarëve”, tha ai.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në seancën e radhës do të hapet debati edhe për Projektligjin për paga.