UBT News

​Takimi i parë Thaçi-Daçiq para 10 vjetëve

Hashim Thaçi në atë kohë në pozitën e kryeministrit të Kosovës, më 19 tetor të vitit 2012, është takuar për herë të parë me ish-kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel.

Takimi mes kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiq u bë me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton, e cila gjithashtu ishte në takim.

Takimi u zhvillua me qëllim të vazhdimit të dialogut të facilituar nga BE-ja. Të gjitha palët në takim janë pajtuar dhe kanë shprehur përkushtimin që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të vazhdoj.

Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi mes kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiq me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton është një kapitull i ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane.

Me këtë rast kryeministri Thaçi theksoi se ky proces, patjetër që do e përshpejtojë integrimin e dy shteteve në BE dhe do të jetë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.   

Exit mobile version