Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka publikuar foto gjatë vizitës së djeshme të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe ministrit të Mbrojtjes, Lloyd Austin në Kiev.
Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky thekson se “vizita e delegacionit të zyrtarëve të lartë amerikanë në Kiev në këto momente vendimtare për shtetin ukrainas është shumë e vlefshme dhe e rëndësishme”.
“U diskutua me Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken dhe ministrin e Mbrojtjes, Lloyd Austin për ndihmën e mbrojtjes, forcimin e politikës së sanksioneve kundër Rusisë, mbështetjen financiare të Ukrainës dhe garancinë e sigurisë”, shprehet presidenti ukrainas.
Ai shpreh mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmën e pashembullt.