Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka vënë në bast postin e tij të deputetit nëse janë mbledhur mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë për FSK-në
Gjatë debatit parlamentar për gjendjen e sigurisë në vend, Tahiri tha se Qeveria Kurti dhe mazhoranca s’janë angazhuar për këtë fond.
“Sot kur kanë shkuar rreth 75 ditë, unë jam i bindur dhe nëse nuk del kështu unë po vë bast edhe po e lë postin e deputetit. Nëse kanë kaluar mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë unë e lë mandatin e deputetit. As dy milionë euro nuk keni arritur me i mbledh. Kënd doni me fajësuar, shoqërinë a, prandaj kjo është një marre e madhe…Fondi do të duhej të ishte një simbolik, kryeministri është dashur i pari të jep pagën dhe të thotë se ai së bashku me kabinetin qeveritar, pagat e prillit do t’i derdhin në Fondin e Sigurisë. Kemi pritur edhe një angazhim më të madh parlamentar prej mazhorancës”, tha ai.