Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, sërish ka paralajmëruar protesta për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në seancën plenare të së enjtes, Tahiri, iu drejtua deputetëve të legjislativit që të bëhen bashkë për të votuar një rezolutë për të parandaluar rritjen e çmimit të energjisë. Kjo tarifë sipas tij duhet të bie pasi është diskriminuese.
“Ne e kemi një situatë shumë të vështirë në Kosovë me energjinë. Një situatë që nuk do të kalon me një vendim të juajin. Subjektet politike opozitare dhe qytetarët do të protestojnë për të ndalur këtë vendim. Kërkesa jonë është qysh jemi bashkuar për referendumin serb në Kosovë të bashkohemi sot të nderuar deputetë. Ta ndihmojmë qeverinë dhe të votojmë një rezolutë ku kërkojmë prej ZRrE-së që mos të bëjë këtë diskriminim. Pasi kjo tarifë duhet të bie pasi është diskriminuese”, tha ai.