Kuvendi i Kosovës do te mbajë seancën e radhës të premten me 7 tetor. Në rend të ditës do të jetë interpelanca ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ministri Murati duhet të jetë përgjegjës për presionin, siç tha ndaj nivelit lokal dhe mosekzekutimin e pagave ndaj punëtorëve të administratës dhe grevistëve.