Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve do të ishte goditja më e madhe që prej pasluftës për demokracinë e Kosovës.
Tahiri ka përsëritur qëndrimin e Aleancës që mund të ketë shkurtim të fushatës apo mbajtje të saj online, por jo edhe shtyrje të zgjedhjeve. Ai ka thënë se kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve është e palogjikshme dhe bie ndesh me praktikat e demokracisë.
“Zgjedhjet nuk mund të shtyhen, ne mund të bëjmë inovacione në raport me fushatën, ta bëjmë online app ta shkurtojmë, por shtyrja e zgjedhjeve është goditja më e madhe pas luftës që i jepet demokracisë në Kosovë”, ka thënë Tahiri.