Britania e Madhe po shqyrton mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta, tha kryeministri britanik, Rishi Sunak gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Një fondacion i pavarur po krijohet për të mbledhur asetet e sanksionuara ruse”, u tha kryeministri ligjvënësve.
“Britania e Madhe po punon me vendet aleate për të parë nëse mund të legalizojë përdorimin e këtyre aseteve për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës”, tha ai.
Sunak e mirëpriti Zelensky dje në Londër, në kuadër të vizitës së tij të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën pothuajse një vit më parë.
Sunak tha se Britania e Madhe është donatorja e tretë më e madhe humanitare dhe ekonomike në Ukrainë, ndërsa vuri në dukje sanksionet e saj ndaj Rusisë.
“Ne po krijojmë një fondacion të pavarur për të menaxhuar dhe shpërndarë fondet duke përdorur asetet ruse”, tha Sunak.