UBT News

​Sulmohet një polic në aeroportin “Adem Jashari”, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit dyshohet të kenë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ Prishtinë 29.03.2023 – 07:55. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version