UBT News

​Sot takimi i Kurtit me liderët opozitarë, PDK-ja e LDK-ja refuzojnë ftesën e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar liderët e opozitës që të takohen sot, porse ftesën e kanë refuzuar PDK-ja dhe LDK-ja. Të dyja këto parti kanë thënë se Kuvendi i Kosovës është vendi ku Kurti mund të diskutojë me ta.

Ndërkaq nga AAK-ja kanë deklaruar se uniteti është i domosdoshëm në këtë proces.

Kreu i ekzekutivit ka ftuar partitë opozitare për të diskutuar për çështjet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. 

Exit mobile version