UBT News

​Sot shorti për renditjen e partive politike në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit. Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një njoftimi për medie.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021, ora 10:00”, ka thënë ai.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit. 

Exit mobile version