Për shkak të përkeqësimit të pasqyrës epidemiologjike, qeveria sllovene vendosi masa më të ashpra të cilat do të hyjnë në fuqi prej së hënës së ardhshme, ndërsa nuk janë përjashtuar edhe masa të reja nëse do të vazhdojnë trendet negative.
Prej së hënës të gjithë nxënësit dhe studentët të cilët janë vetëtestuar do të mund të vazhdojnë mësimin.
Testimet do të jenë dy here në javë, të detyrueshme në të gjitha institucionet shëndetësore dhe sociale, ndërsa maska duhet t’i mbajnë edhe të vaksinuarit, nëse janë në kontakt direkt me persona të tjerë.
“Pasqyra epidemiologjike është e keqe, po lëvizim drejt gjendjes më të keqe në epidemi deri tani”, deklaroi ministri slloven i Shëndetësisë, Janez Poklukar.
”Nëse gjendja nuk ndryshohet dhe nëse numri i personave të hospitalizuar në kujdes intensiv për shkak të Covid-19 rritet në 160 deri 180 (për momentin është 133), kjo mund të vlejë mbyllje të mundshme të disa pjesëve nga jeta shoqërore”, shtoi ai.
Në Slloveni vetëm 53 për qind e popullatës është vaksinuar kundër COVID-19./Atsh