Vetëm 52 deputetë kanë votuar për rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo rezolutë e propozuar ka të bëjë me adresimin e rritjes së çmimeve.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka njoftuar se nuk ka kuorum për vendimmarrje.
“Vetëm 52 deputetë kanë votuar për këtë rezolutë, kështu që nuk ka kuorum për vendimmarrje lidhur me këtë rezolutë të propozuar”, ka thënë Konjufca.