Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum për të hedhur në votim Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Në momentin e votimit, prezentë në sallën plenare ishte vetëm 57 deputetët e mazhorancës, pasi deputetët e partive opozitare u larguan nga salla.
Kësisoj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se Kuvendi do të shkojë në pauzë deri në orën 16:30 për të vazhduar me votimin e kësaj pike dhe më pastaj shqyrtimin e buxhetit për vitin 2023.