Janë ndaluar për 48 orë shtatë nga nëntë të arrestuarit në ndërmarrjen publike të pastrimit “Ambienti” në Pejë.
Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi se gjatë këtij operacioni janë shoqëruar në Policinë e Kosovës nëntë persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të “Ambientit”.
Prokuroria njofton se janë siguruar prova të shumta materiale të cilat do të shërbejnë për procedurën hetimore në ketë proces penal.