Një zjarr shpërtheu në një termocentral bërthamor pak pas mesnatës së sotme mes bombardimeve të rënda nga forcat ruse, ndërsa autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se tani është shuar.
Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se zjarri në ndërtesën e trajnimit të uzinës u shua në orën 6:20 të mëngjesit dhe nuk u raportua për vdekje apo lëndime. Që atëherë, luftimet janë ndalur në zonë.
Pas sulmeve që ndodhën në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë atë në Zaporizhzhia të Ukrainës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkua veprim të menjëhershëm nga bota.
Nëpërmjet një videoje, Zelensky tha se “Centralja më e madhe bërthamore në Evropë është në zjarr tani”.
Ai akuzoi rusët se qëllimisht qëlluan në gjashtë reaktorët e uzinës Zaporizhzhia duke përdorur tanke të pajisur me imazhe termike, shkruan BBC.
Presidenti ukrainas paralajmëroi se pasojat e shpërthimit të këtij termocentrali do të ishin shumë më të këqija se a jo e Çernobilit në 1986.
“Evropianë, zgjohuni ju lutem. Thuajuni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë”, u lut ai.
Zelensky tha se ai kishte qenë në kontakt me liderët nga SHBA, Britania e Madhe, BE, Gjermania dhe Polonia, si dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, por u bëri thirrje qytetarëve të zakonshëm që të ngrenë alarmin edhe me politikanët e tyre.
“Propaganda ruse ka paralajmëruar në të kaluarën se do të mbulonte botën me hirin bërthamor. Tani ky nuk është vetëm një paralajmërim, por është real”, tha ai.
Për sulmin ka reaguar edhe kryeministri i Kanadaës, Justin Trudeau. Ai ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Kryeministri kanadez ka bërë thirrje që sulmet të ndalen menjëherë. Sulmi ndodhi në orët e para të 4 marsit. Këtë e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, i cili thotë se Rusia po qëllon nga të gjitha anët e këtij termocentrali. Ai ka thënë se nëse ky termocentral bërthamor shpërthen atëherë paralajmëron se ky shpërthim do të jetë 10 herë më i madh se ai i Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.
Për çka ka thënë se rusët duhet të ndalen dhe të lejohet të zjarrfikësit ta shuajnë zjarrin.
“Ushtria ruse po qëllon nga të gjitha anët mbi NPP Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. Zjarri tashmë ka rënë. Nëse shpërthen, do të jetë 10 herë më i madh se Çornobili! Rusët duhet të pushojnë menjëherë zjarrin, të lejojnë zjarrfikësit, të krijojnë një zonë sigurie”, ka shkruar Kuleba në Twitter.
Termocentrali bërthamor të Zaporizhzhia, ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Kujtojmë që Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës në mëngjesin e 24 shkurtit.