Ka dështuar të mbahet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), në të cilin ka qenë në rend dite konstituimi i komisionit.
Dështimi ka ndodhur si pasojë e mungesës së kuorumit ku të pranishëm në sallë ishin vetëm pesë deputetë, prej tyre dy nga Lëvizja Vetëvendosje, një nga Partia Demokratike e Kosovës, një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe një nga komunitetet jo shumicë.
Kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu në koordinim me deputetët e pranishëm në sallë, tha se komisioni do të mblidhet përsëri sot në orën 13:00.