Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se ka kryer 138 testime, prej të cilave 13 persona kanë rezultuar me COVID-19.
Sipas institutit, 17 persona janë shëruar, 8 të tjerë janë në hospitalizim, derisa nuk është raportuar për të vdekur.
Përndryshe, janë 109 raste aktive me COVID-19.
Që nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, në mars të vitit 2020, kanë vdekur 3204 persona.