Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen më shumë pacientë me postCOVID-19, se të konfirmuar me COVID-19. Kështu thuhet në raportin e ShSKUK-së.
Sipas raporteve zyrtare të datës 24 dhjetor 2021, nga institucionet e ShSKUK-së, në trajtim mjekësor janë 12 të konfirmuar me COVID-19 pozitiv dhe 29 të tjerë postCOVID.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, tre pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, dy pacientë
Spitali i Prizrenit, pesë pacientë
Spitali i Ferizajt, një pacient
Spitali i Pejës, një pacient