Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) thotë se ka rënë numri i pacientëve me koronavirus të cilët po trajtohen në mjekim intensiv.
Sipas raportit të ShSKUK-së, katër persona me COVID-19 janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 22 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 6 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 12 pacientë