Në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 197 pacientë, prej tyre tre janë negativ.
Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë njoftuar se 135 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 13 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 66 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pediatrisë, nëntë pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 20 pacientë
Spitali i Prizrenit, 18 pacientë
Spitali i Gjilanit, 19 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 21 pacientë
Spitalit Mitrovicës, dhjetë pacientë
Spitali i Ferizajt, nëntë pacientë