Qytetarët në Kosovë po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCOVID. Masa këto të cilat i vendosi qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit korona.
Për mosrespektim të masave policia po vazhdon të shqiptojë edhe gjoba. Vetëm brenda një dite policia raporton se shqiptoi 174 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19.
Ndërkohë që në vend vazhdojnë të jenë në fuqi masat për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.