Persona të panjohur kanë hedhur mbrëmë një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë në Zveçan.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:50. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore.