Akuariumi ”Sea Life” në Berlin ka shpërthyer në një rrugë pranë qendrës së qytetit, konfirmoi një zëdhënës i policisë në vendngjarje.
“Një zhurmë shumë e madhe u dëgjua pranë katedrales së kryeqytetit gjerman, ku ndodhet akuariumi rreth orës 05:45 duke vërshuar ujin nëpër rrugë”, theksoi zëdhënësi.
“Akuariumi është i dëmtuar, uji po rrjedh. Situata nuk është e qartë për momentin”, thanë më herët zjarrfikësit në Twitter, duke shtuar se në hotel ”DomAquaree” janë vendosur 100 zjarrfikës.
”Karl-Liebknecht Straße’, një rrugë kryesore në qendër të Berlinit, në të cilën ndodhet hoteli, është mbyllur”, deklaroi qendra e informacionit të trafikut në Twitter duke thënë se “ka një sasi të madhe uji në rrugë”.
”DomAquaree” strehon akuariumin “Sea Life” dhe të ashtuquajturin ”AquaDom”, një rezervuar gjigant që strehon 1 500 lloje peshqish tropikalë dhe një atraksion popullor turistik.
“AquaDom” është akuariumi cilindrik më i madh vertikal në botë./atsh