UBT News

​Shpërndau fotografi intime të ish-fejuarës, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

Një person dyshohet se ka shpërndarë fotografi të ish-fejuarës te familjarët e saj, për çka është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, ndërsa bëhet e ditur se i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 06.01.2023-NN. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ish i fejuari i saj mashkull kosovar, i ka shpërndarë disa fotografi intime te familjaret e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me venim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh. 

Exit mobile version