Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën.
Nga MAShT kanë njoftuar se rezultatet e tashmë janë shpërndarë në shkolla dhe se këtë vit, rezultati i arritshmërisë në test është 57.1 përqind.
Testi i mbajtur më 28 maj, është organizuar në tri gjuhë: amtare, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 156 qendra të testimit.
Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2 mijë e 200 administrues.
MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së këtij testi për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.