UBT News

​Shkenca sjell shpjegimin mbi lakuriqët-vampirë

Lakuriqët-vampirë me të vërtetë thithin gjak, por kjo nuk i bën ata fqinj të këqij. Një studim i publikuar në revistën Science Advances pretendon të shpjegojë se si kjo racë specifike e lakuriqëve të natës, e gjetur në Amerikën jugore dhe qendrore, është i vetmi gjitar në Tokë që mund të përballojë vetëm një dietë gjaku.

Studiuesit, përfshirë Michael Hiller nga Instituti Max Planck i Gjermanisë, krahasuan gjenomin e lakuriqëve vampirë me të 26 specieve të tjera të lakuriqëve të natës dhe identifikuan më shumë gjene që ose mungojnë ose nuk funksionojnë më, te lakuriqët e natës. Me kalimin e kohës, thanë raportet, lakuriqët vampirë iu përshtatën një diete vetëm me gjak, e cila është e pasur me hekur dhe proteina, por që përmban pak yndyra ose karbohidrate.

Ata u bënë “Drakulla të gjalla”, të cilët ushqehen natën me bagëti dhe kafshë të tjera, tha instituti Planck.

Ekzistojnë tre lloje lakuriqësh vampirë që mund të mbijetojnë pa ushqime të tjera si insektet, frutat, poleni ose mishi nga zvarranikët më të vegjël dhe amfibët. Studiuesja pranë Universitetit Tulane, Hannah K. Frank, e cila nuk ishte pjesë e studimit, tha për Associated Press se edhe në mesin e lakuriqëve të tjerë, lakuriqët vampirë janë “me të vërtetë të çuditshëm”.

Frank e quan gjakun një “burim të tmerrshëm ushqimi” që ka pak kalori, që do të thotë se lakuriqët vampirë duhet të ushqehen shpesh. Ajo tha gjithashtu se ata kanë marrëdhënie komplekse shoqërore dhe dihet se ia kthejnë ushqimin fqinjëve të uritur, të cilët mund t’i kenë trajtuar me një vakt në të kaluarën.

Exit mobile version