Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë për të frenuar përparimin rus dhe zemërimin e Putinit teksa pushtimi po vazhdon.
Presidenti Biden në bisedën e tij të fundit telefonike me Zelenskyn i ka premtuar atij “mbështetje në aspektin financiar dhe atë të sigurisë”.
Shtetet e Bashkuara po punojnë me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me 28 avionë luftarakë MiG-29 që do të mund të përdoreshin nga Forcat Ajrore të Ukrainës në përballjen e tyre sulmet ruse.
Në anën tjetër, Polonia ka kërkuar avionë luftarakë F-16 t’i jepen vendit si rezervë në këmbim të MiG-ve.
Forcat ajrore ukrainase kërkojnë avionë luftarakë rusë ngase ato janë modelet me të cilat janë trajnuar të operojnë.
Presidenti i Ukrainës ka kritikuar fuqitë e NATO-s për refuzimin e vendosjes së një zone të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij.
NATO hodhi poshtë thirrjet, duke thënë se një zonë ndalim-fluturimi mund të provokojë një luftë të gjerë mes Evropës dhe Rusisë.
Presidenti Joe Biden ka biseduar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme për të imponuar sanksionet ekonomike ndaj Rusisë dhe për të shpejtuar ndihmën ushtarake, humanitare, dhe ekonomike të ShBA-së për Ukrainën.