Ende pa u bërë një vit nga dorëheqja e organizuar e policëve serbë në komunat veriore, rreth 46 serbë kanë filluar punën në Policinë e Kosovës. Nisjen e punës së policëve serbë e ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga Policia e Kosovës.
Në rrjete sociale të medieve serbe, serbët kanë mirëpritur dhe u kanë uruar suksese policëve të Policisë së Kosovës.
Natasha Pavloviq nga Beogradi shpreson që policët e rinj do të punojnë drejtë, e jo sikurse paraardhësit e tyre.
“Urime rini, jam e sigurt që do ta bëjnë punën e tyre me ndershmëri, ndryshe nga ata që u pasuruan në ca plantacione e laboratorë dhe tani e bëjnë patriotin me bater, i me xhepa plot!”, ka komentuar Pavloviq.