Dy raste të ndara kanë ndodhur dje të sulmit të femrave serbe, nga të dyshuar serbë në Leposaviq, të cilët është raportuar se ishin të dehur.
Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur në mesditë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar/serb, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare/serbe.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet deri në këndellje e më pas të lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti i tjetër ka ndodhur në mbrëmje, ku është arrestuar i dyshuari mashkull serb, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht viktimën femër serbe.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.