Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi thotë se do të qëndrojnë krah punëtorëve të sistemit të drejtësisë gjer në realizimin e të drejtave të tyre të plota.
Kështu tha Selimi pas një takimi që kishte me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, Shërbimit Korrektues, Punonjësve Social, Sindikatës së Policisë, ata të Zjarrfikësve, Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Administratës së Pavarur, Sindikatës së Shërbimit Civil, ata të punëtorëve të ATK-së dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve.
“Përkrahje pa rezervë për punëtorët e Shërbimit Korrektues dhe ata të juridikaturës së Kosovës. Në takim me Kryeministrin Hoti u adresuan kërkesat për kompensimin e punës së palodhshme gjatë Covid-19 të zyrtarëve e personelit korrektues dhe atyre të judikaturës duke u zotuar se do të punojmë në gjetjen e një zgjidhjeje. Me këmbëngulje do të qëndrojmë krah punëtorëve të sistemit të drejtësisë gjer në realizimin e të drejtave të tyre të plota”, ka shkruar Selimi.