UBT News

​Sekuestrohen asete nga jahti luksoz i një oligarku rus në Gjermani

Zyrtarët gjermanë sekuestruan asete nga një jaht i ankoruar në Hamburg, në pronësi të një oligarku rus, i dyshuar për anashkalimin e sanksioneve të vendosura për shkak të luftës se Kremlinit kundër Ukrainës.

“Bastisja u krye dje nga zyrtarë që vepronin për Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Frankfurtit dhe Zyrën Federale të Policisë Kriminale (BKA) në portin e Hamburgut”, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorisë.

“Ata sekuestruan një koleksion arti dhe objekte të tjera arti që vlejnë disa milionë dollarë”, sipas një raporti të revistës gjermane “Der Spiegel”.

Pas një kontrolli fillestar në anije më 3 maj, Prokuroria e Përgjithshme dhe BKA-ja njoftuan se një sipërmarrës nga Federata Ruse po hetohej me dyshimin për shkelje të ligjit për tregtinë e jashtme dhe pagesat.

Ata thanë se anija ishte kontrolluar posaçërisht për vepra arti të shtrenjta ose sende të tjera me vlerë.

Sipas BKA-së, biznesmeni rus, Farkhad Akhmedov është pronar i jahtit luksoz, “Luna”.

“Biznesmeni dyshohet se ka shkelur detyrimet e deklarimit të pasurive kriminale ndaj Bundesbank-ut Gjerman dhe Zyrës Federale të Ekonomisë dhe Kontrollit të Eksportit pasi u vendos në listën e sanksioneve të BE-së”, thuhet në deklaratë./ATSh

Exit mobile version