Kancelari gjerman, Olaf Scholz paralajmëroi sot rrezikun e zgjerimit të luftës në Ukrainë, duke theksuar se vendet e NATO-s nuk duhet të ndërhyjnë drejtpërdrejt në konfliktin ushtarak.
Gjatë vizitës së komandës së Bundeswehr-it në Shvilovze, Scholz theksoi se është e rëndësishme të mos përhapet konflikti jashtë Ukrainës. Ai shtoi se BE-ja mbështet Ukrainën dhe ka vendosur sanksione të gjera kundër Rusisë.