UBT News

​Schmidt: Dodik ka kaluar kufirin e retorikës së ndezjes së zjarrit

Përfaqësuesi i Lartë në BeH, Christian Schmidt deklaroi sot se anëtari i Presidencës së BeH, Milorad Dodik “kapërceu kufirin e retorikës së ndezjes së zjarrit”, duke anuluar vendimet e Përfaqësuesit të Lartë dhe duke mos njohur Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, ai ka shpjeguar se detyrimi i tij është të sigurojë zbatimin civil të Marrëveshjes së Dejtonit, siç thuhet në Aneksin 10.

“Detyra ime është ta ndryshoj atë duke shtypur dhe treguar me gisht. Nëse nuk ka ndryshim në këtë politikë, komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë përpara shpërbërjes së BeH,” tha Schmidt.

Ai deklaroi se ka në dispozicion kompetencat e Bonit, të cilat përfshijnë largimin e politikanëve që shkelin Dejtonin, por, shtoi ai, “nuk duhet të gjuajmë nga topi më vdekjeprurës përderisa ka mjete të tjera”.

Ai vlerësoi gjithashtu se “është gabim të besohet se asgjë nuk shkon në Ballkanin Perëndimor pa shpërthime dhe tym”.

I pyetur nëse BE kishte gabuar që nuk vendosi sanksione ndaj Dodikut si Shtetet e Bashkuara, sepse Spanja e kundërshtoi atë, Schmidt tha se ishte i lumtur që ish-ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass kishte nisur debatin dhe Annalena Baerbock vazhdoi.

“Ka anëtarë të tjerë të BE-së që e mbështesin këtë. Unë jam optimist dhe mendoj se BE-ja do të gjejë mënyra për të ndikuar te Dodik”, theksoi Schmidt.

Ai tha se Këshilli i Zbatimit të Paqes (PIC) konfirmoi më parë këtë muaj se çdo shkelje e Marrëveshjes së Dejtonit do të kishte pasoja, por bisedimet ishin ende duke u zhvilluar me Dodik.

Exit mobile version