Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, do të arrijë të martën për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Ai do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në orën 09:00. Ndërsa pas takimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të ketë një konferencë për gazetarë.
Zyrtari i lartë austriak po ashtu do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani, në orën 10:00.