Uji me limon u bë hit vite më parë dhe shumë betohen për përfitimet e tij.
“Uji me limon redukton fryrjen pasi vepron si diuretik, i cili ndihmon kur mbani lëngun e tepërt”, tha dietologia Jodi Greebel.
Mund të forcojë imunitetin
“Një limon përmban rreth 20 miligramë vitaminë C, që është rreth 20% e sasisë së rekomanduar ditore. Vitamina C ndihmon sistemin imunitar dhe vepron si një antioksidant”, tha dietologia Alicia Galvin.
Mund të zvogëlojë rrezikun e gurëve në veshka
“Nëse keni disa lloje gurësh në veshka, ato oksalate, citratet në ujë me limon do të ndihmojnë në ‘shpërbërjen’ e gurëve”, thotë Galvin.
Mund të përmirësojë tretjen
Nëse vuani nga probleme me tretjen, shtimi i fibrave në dietën tuaj nuk është mënyra e vetme për të shpejtuar gjërat.
“Uji me limon në mëngjes vepron si laksativ nëse e pini të ngrohtë”, tha dietologia Trista Best.
Mund të përmirësojë pamjen e lëkurës
“Hidratimi përmirëson pamjen e lëkurës. Mund të blini shumë kremra dhe serume, por nëse nuk hidratoni, nuk do të arrini kurrë rezultate optimale. Kur lëkura është mjaftueshëm e hidratuar, ajo duket elastike dhe pamja e rrudhave të imta reduktohet”, tha dietologia Jessica Bippen.
Mund të ndihmojë në humbjen e peshës
“Uji ju ndihmon të ndiheni të ngopur, veçanërisht nëse e pini para ngrënies. Në këtë mënyrë ju mund të zvogëloni marrjen e kalorive sepse do të hani më pak”, tha Bippen për Eat This.