UBT News

​Rusia i kërkon Gërvallës ta heq flamurin shtetëror, mbyllet për publikun mbledhja e Këshillit të Sigurimit

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën ka filluar me tensione, pasi udhëheqësi i seancës nga Rusia kërkoi që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, të heq flamurin e Kosovës mbrapa saj.

Por përfaqësuesi i Rusisë është kundërshtuar nga Britania e Madhe duke thënë se nuk ka asnjë arsye që kryediplomatja kosovare të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkaq, presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka suspenduar mbledhjen e hapur virtuale për Kosovën për konsultime të mbyllura pas kërkesës së Rusisë.

Mbetet të shihet pas rifillimit të mbledhjes së hapur se çfarë do të ndodhë lidhur me këtë çështje.

Exit mobile version